Sunday, January 17, 2021
Home > Uncategorized > A ke dhuruar akoma sadaka për trupin tënd?

A ke dhuruar akoma sadaka për trupin tënd?

A ke dhuruar akoma sadaka për trupin tënd? Transmetohet nga Ebu Dherri(Allahu qoftë i kënaqur me të)që i Dërguari(paqja dhe bekimi i Allahut qofte mbi të)ka thënë: ” Cdo mëngjesë për çdo nyje të trupit të njeriut duhet dhënë sadaka, andaj çdo tesbih (subhanall-llah) është sadaka, çdo tahmid (el-hamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lall-llah) është sadaka, çdo tekbir (All-llahu ekber) është sadaka, urdhërimi në të mirë është sadaka, largimi prej të këqijave është sadaka. Për krejt këtë mjaftojnë dy rekate që i fal njeriu namaz duha”.[Muslimi]
Për namazin e duhasë:
Ebu Hurejre(r)thotë :“Shoku im i dashur (i dërguari i Allahut) mi ka vendosur tre gjëra në zemër,të cilat nuk do t’i braktisi asnjëher deri në vdekje:
agjërimi i tre ditëve të çdo muaji,
faljen e namazit të Duhasë* dhe të mos shkoj në shtrat vetëm pas faljes së Vitrit** Nga Muadh ibn Enes al-Xhuhem(r) transmetohet se Pejgamberi {s.a.w.s}ka thënë: “Kush qëndron ulur në vendin që është falur,dhe nuk shkon pasi të ketë falur namazin e sabahut,për ta lartësuar Allahun me dy rekate namaz të duhasë,dhe fletë vetëm se mirë,mëkatet e tij i janë falur edhe nëse janë ato mekate më shumë se shkuma e detit”.{Ebu Davudi}
*(kuptimi: paraditës) Nje namaz vullnetarë që praktikohet ndërmjet kohës mbas lindjes së diellit dhe namazit të drekës,me rekate prej dy deri dymbëdhjetë.
**(kuptimi: tek) Një namaz vullnetarë(sipas shumë dijetarëve uaxhib L.U .)që mund të falet prej mbas jacisë deri në namazin e sabahut ,me rekate tek.(Buhari Nr.1178) Përktheu Lule Uka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: