Tre më të mirët dhe me pozitën më të lartë janë: Xhibrili, Mikaili dhe israfili. Ato janë përgjegjës për jetën.
Xhibrili është përgjegjës për shpalljen që është jeta e zemrave dhe e shpirtërave. Mikaili është përgjegjës për shiun që është, vegjetacioni i tokës dhe i jetës së krijesave. Israfili është përgjegjës për ti fryrë surit që do ti jep jetë krijesave pasi të kenë vdekur.
Ata janë pra të dërguarit të Allahu tek krijesat e Tij dhe urdhërimet e Tij. Ata janë ambasadorët e Tij në mes Tij dhe robërve të Tij. Ata zbresin me urdhërimin në të gjitha skajet e botës dhe ngjiten tek Ai me urdhërimin. Qiejt janë të mbushur plotë me ta. Nuk është një hapësirë sa katër gishta vetëm se ekziston një melek në këmbë duke u falur, në ruku ose me fytyrë në sexhdeve. Çdo ditë shtatëdhjetë mijë engjëj hyjnë në el-Bejt el-Ma’mur në qiell për të kryer namazin aty dhe nuk kthehen më.