Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /srv/users/serverpilot/apps/hope/public/wp-includes/post-template.php on line 284
Friday, February 26, 2021
Home > Uncategorized > Unë e thosha këtë dhe Zoti më shpëtoi nga brenga dhe lava borxhin

Unë e thosha këtë dhe Zoti më shpëtoi nga brenga dhe lava borxhin

Brenga është një gjendje e rëndë shpirtërore e cila formohet te njeriu në momentin kur ndodhet para një problemi të madh, të cilin mendon se nuk mund ta zgjidhë. Kjo njëherësh është faza e parë e tronditjes psikike që ndikon në strukturën e personalitetit.

Borxhi shkakton një gjendje të tendosur psikofizike tek njeriu. Nuk ka brengosje më të madhe për njeriun se borxhi, sepse nuk e lë të qetë as ditë as natë.
Tregohet se një herë Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në xhami kishte takuar një njeri të quajtur Ebu Umame.
– Prej nga ti në xhami, pasi ende nuk është koha e namazit? E pyeti Muhammei a.s.
– Më kanë kapluar brengat dhe borxhet – u përgjigj Ebu Umame.
– A dëshiron të t’i mësojë disa fjalë, të cilat, kur t’i shqiptosh, do të të shpëtojnë nga brenga dhe t’i paguash borxhet tua? E pyeti Muhammedi a.s.
– Dëshirojë o i Dërguari i Zotit, tha Ebu Umame.
– Kur të zgjohesh dhe kur të biesh, thuaj:

“O Zot, po të lutem (të më mbrosh) nga brenga dhe pikëllimi, nga pamundësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, nga ajo që të më pushtojë borxhi dhe të më mbisundojnë njerëzit!”

Ebu Umame më tutje rrëfen:

“Unë e thosha këtë dhe Zoti më shpëtoi nga brenga dhe lava borxhin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: