Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /srv/users/serverpilot/apps/hope/public/wp-includes/post-template.php on line 284

Wednesday, March 3, 2021
Home > Uncategorized > Prangosja e shejtanëve

Prangosja e shejtanëve

Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na tregon se në ?Ramazan? prangosen ose lidhen në zinxhir shejtanët. Çka domethënë kjo lidhje dhe i kaplon të gjithë shejtanët?

Dijetarët kanë dhënë sqarime të shumta në lidhje me kuptimin e këtij hadithi, prej tyre janë edhe këto:

1- lidhen shejtanët që tentojnë të vjedhin diçka prej shpalljes që ua thotë Allahu Xhibrilit, alejhisselam, ose urdhrave që ua jep melekëve.

2- i bën të paaftë për të mashtruar dhe stolisë të keqen.

3- i lidhë në zinxhirë vetëm ata kryesorët dhe të inatosurit, siç përmend Kurtubiu, Ibën Hibani, etj.

4- I lidhë të gjithë, por mbeten karini, shejtani shoqërues i secilit njeri, Hinzebi, shejtani i namazit etj.

(Fet’hul-Bari, 4/114).

Shejhul-Islam, Ibën Tejmiu, rahimehullah, ka thënë:

“Kjo ndodh (lidhje në zinxhir të shejtanëve) sepse në Ramazan nxiten zemrat kah e mbara dhe veprat e mira, me te dhe për shkak të saj hapen dyert e Xhenetit dhe pengohen nga të këqijat me të cilat hapen dyert e Xhenemit. Andaj prangosen djajtë dhe nuk mund të bëjnë atë që bënin jashtë Ramazanit. I prangosuri domethënë i penguari. Porse ndikimi i tyre te njerëzit ndodhin për shkak të epsheve të tyre, e nëse ndalen nga epshet, atëherë edhe shejtanët tërësisht janë të prnagosur”. (“et-Tefsir el-Kebir”, 3/132).

Imam Ibën Haxheri, rahimehullah, thotë:

“Kurtubiu ka thënë: nëse thotë dikush pse shohim të ndodhin në Ramazan e keqja dhe mëkatet edhe pse shejtanët janë të lidhur në zinxhir dhe nuk duhet të kishin ndodhur ato mëkate? I përgjigjemi duke thënë: Mëkatet pakësohen te ai që agjëron me agjërim të plotë, duke u kujdesur për kushtet edhe edukatën e agjërimit. Ose sepse vetëm disa shejtanë prangosen, ata të inatosurit, e jo të gjithë, siç na tregojnë disa transmetime të hadithit. Ose qëllimi është pakësimi i të keqes dhe kjo është një çështje e prekur, pasi që në Ramazan, gjunahet ndodhin më pak se jashtë Ramazanit.

Pasi që edhe nëse prangosen të gjithë kjo nuk domethënë se nuk bëhet sherr ose mëkat, sepse ka edhe shkaqe tjera veç shejtanit për të bërë mëkat dhe sherr, siç është shpirti i prishur, shprehitë e këqija dhe shejtanët njerëz”. (Shiko: “Feth’ul-Bari”, 4/114).

Hoxhë Bekir Halimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: