Friday, February 26, 2021
Home > Uncategorized > Popujt e humbur

Popujt e humbur

Përse nuk udhëtojnë në tokë që të shohin si ishte përfundimi i popujve para tyre? Ata ishin më të fuqishëm, punuan tokën dhe ndërtuan në të më shumë se ç’kanë bërë këta (idhujtarët e Mekës).

Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me argumente të qarta. Sigurisht që nuk ishte Allahu Ai që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.

(Er-Rum: 9)

Të gjithë popujt që kemi shqyrtuar deri tani kishin disa cilësi të përbashkëta. Ata vepronin kundër ligjeve të Allahut, adhuronin zota të tjerë, silleshin në mënyrë arrogante, merrnin në mënyrë të padrejtë pronën e tjetrit, ishin të prirë për shthurje seksuale dhe paturpësi. Një veçori tjetër të ngjashme që ata kishin ishte shtypja dhe padrejtësia që ushtronin ndaj atyre pak besimtarëve që jetonin pranë tyre.

Qëllimi i paralajmërimeve në Kuran sigurisht që nuk është thjesht njohja e historive të profetëve dhe popujve të tyre, por dhënia e një “shembulli” për të gjithë njerëzit:

A nuk shërben si udhëzim për ta (që të dinë) se sa shumë breza kemi shkatërruar më parë, nëpër vendbanimet e të cilëve ata kalojnë? Me të vërtetë që këtu ka argumente të qarta për njerëzit me arsye të shëndoshë. (Ta Ha: 128)

Në qoftë se ne i konsiderojmë të gjitha këto histori si “shembuj”, atëherë mund të vërejmë se disa pjesë të shoqërisë sonë nuk janë më mirë, përsa i përket degjenerimit dhe tejkalimit të kufijve se popujt që u shkatërruan, siç u tregua më sipër.

Veçanërisht, një grup i rëndësishëm i “shtresës drejtuese të shoqërisë” – të cilët quhen ndryshe dhe “shtresa e lartë”- nuk janë shumë ndryshe nga njerëzit e zhdukur, për të cilët kemi folur deri tani. Shumë prej tyre nuk hezitojnë të shfaqin të gjitha format e armiqësisë ndaj besimtarëve.

Pjesa më e madhe e shoqërive në ditët tona kanë një numër të lartë homoseksualësh, gjë që na kujton menjëherë popullin e Lutit. Homoseksualët marrin pjesë në mbrëmje seksuale me “njerëzit udhëheqës të shoqërisë” dhe ekspozojnë të gjitha llojet e shthurjeve, duke ua kaluar edhe vetë njerëzve të Sodomit dhe Gomorrës. Veçanërisht disa grupe prej tyre, të cilat banojnë në qytetet më të mëdha të botës, kanë shkuar edhe më tutje se ata të Pompeit.

Të gjitha shoqëritë që ne kemi shqyrtuar janë ndëshkuar nëpërmjet fatkeqësive të ndryshme, si shembje toke, stuhi, përmbytje etj. Po ashtu, shoqëritë që humbin rrugën dhe guxojnë të bëjnë të njëjtat gabime të popujve të kaluar mund të ndëshkohen në të njëjtën mënyrë.

Nuk duhet harruar se Allahu mund të ndëshkojë kë të dojë dhe kur të dojë, ashtu siç mund ta lërë dikë të vazhdojë të jetojë në mohim e mendjemadhësie dhe ta ndëshkojë në botën tjetër:

… disa prej tyre Ne i ndëshkuam me një erë të fuqishme me shi gurësh, disa të tjerë i ndëshkuam me një britmë të fuqishme, disa të tjerë Ne bëmë që t’i përpijë toka, disa të tjerë Ne i fundosëm dhe i përmbytëm. Nuk ishte Allahu Ai që u bëri padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. (El-Ankebut: 40)

Kurani gjithashtu tregon për një besimtar, i cili ishte nga familja e faraonit dhe jetoi gjatë periudhës së Musait, por nuk e shprehu hapur besimin e tij. Ai i tha popullit të tij:

“O njerëzit e mi! Unë kam frikë se do të pësoni fatin e popujve të mëparshëm.

Fatin e popullit të Nuhut, Adit, Themudit dhe atyre që erdhën më pas. Allahu nuk dëshiron t’u bëjë padrejtësi robërve të Tij.

O njerëzit e mi! Unë kam frikë për ju ditën e thirrjes së përbashkët.

Ditën kur do të ikni të frikësuar, duke mos pasur asnjë mbrojtës prej dënimit të Allahut. Atë që Allahu e lë në humbje nuk ka se kush ta ndihmojë.” (Gafir: 30 – 33)

Të gjithë profetët u folën popujve të tyre për Ditën e Gjykimit dhe i paralajmëruan për ndëshkimin e dhimbshëm të Allahut. Të njëjtën gjë bëri edhe ky besimtar, i cili e fshehu besimin e tij. Të gjithë profetët dhe lajmëtarët e kaluan jetën e tyre duke u shpjeguar e mësuar këto çështje popujve të tyre. Por shumë shpesh, njerëzit i akuzonin profetët si gënjeshtarë, shpifës e të çmendur, ndaj dhe vazhdonin praktikimin e veprave të tyre të shëmtuara, pa menduar dhe pa u frikësuar nga paralajmërimet e profetëve. Madje disa prej tyre shkuan aq larg sa u përpoqën t’i vrasin e t’i dëbojnë besimtarët. Në të shumtën e rasteve, numri i besimtarëve që ndiqnin profetët ishte shumë i vogël. Këta besimtarë të paktë ishin njerëzit e vetëm që shpëtonin nga ndëshkimi së bashku me profetët e tyre.

Megjithëse kanë kaluar mijëra vjet dhe kanë ndryshuar vendet, zakonet, teknologjitë dhe qytetërimet, akoma nuk kanë ndryshuar shumë gjëra në strukturat sociale të shumë popujve të shthurur e mohues. Siç e theksuam më lart, një pjesë e caktuar e shoqërisë në të cilën ne jetojmë, i ka të gjitha cilësitë e ndyra të popujve të përshkruar në Kuran. Ashtu si Themudi, i cili bënte hile në tregëti, edhe sot një numër i madh njerëzish që merren me tregëti e fitojnë pasurinë e tyre duke mashtruar, gënjyer apo duke u bërë hile të tjerëve. Sot në botë ekziston një komunitet homoseksualësh, i cili mbrohet ligjërisht nga ligjet e sotme të shteteve të “përparuara” dhe nuk bie aspak poshtë për nga ndyrësitë dhe gjërat e neveritshme kur krahasohet me popullin e Lutit. Gjithashtu, një pjesë shumë e madhe e shoqërisë përbëhet nga njerëz mosmirënjohës dhe rebelë, si sebeinët, nga njerëz jofalenderues për pasurinë dhe forcën e tyre, si populli i Iramit, nga njerëz arrogantë që fyejnë besimtarët, si populli i Nuhut.

Këto janë shenja shumë domethënëse.

Ne duhet të ngulisim në mendje se përparimi ushtarak, ekonomik, shkencor apo industrial nuk mund t’i ndihmojë në asnjë mënyrë njerëzit mohues, arrogantë e mosmirënjohës prej ndëshkimit të Allahut.

O njerëz!

Merrni mësim nga popujt që u shkatërruan para jush dhe mos u bëni mohues. Kini frikë Allahun dhe bindjuni Atij që t’i shpëtoni dënimit. Mos harroni se ndëshkimi i Allahut është shumë i ashpër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: