Wednesday, November 25, 2020
Home > Uncategorized > Një bisedë që ju bën të mendoni thellë

Një bisedë që ju bën të mendoni thellë

Një bisedë që ju bën të mendoni thellë !!

Një djal i ri,i cili shkoi për studime jashtë vendit për një kohë mjaft të gjatë, pasi kthehet nga studimet, ai kërkon nga prindërit e tij që ti gjejnë atij një dijetar religjioz ose ekspert, i cili do t’mund t’ju pergjigjej 3 pyetjeve të tij.Më në fund, prindërit e tij gjetën një dijetar musliman.

I riu:
Kush jeni ju? A mund t’ju përgjigjeni pyetjeve të mia?

Dijetari:
Unë jam njeri nga robërit e All’llahut (SWT) dhe In sha Allah (me ndihmën e Tij), do të jem në gjendje t’u pergjigjem pyetjeve tua.

I riu:
Jeni i sigurt? Shumë profesor dhe ekspert nuk kanë qenë në gjendje t’u përgjigjen pyetjeve të mia.

Dijetari:
Do të provoj më të mirën me ndihmën e All’llahut (Subhanehu Wete’ala).

I riu i thotë:
Kam 3 pyetje:
Pyetja # 1
A ekziston Zoti?Nëse po, ç’formë ka?.

Pyetja # 2
Çka është (Fati) apo Kaderi ( caktimi i Allahut)?

Pyetja # 3
Nëse shejtani është krijuar nga zjarri,pse në fund ai hudhet në ferr gjersa ferri është krijuar nga zjarri gjithashtu. Kjo padyshim se nuk do ta lëndoj atë aspak,përderisa shejtani&ferri(Xhehennemi)janë të krijuar nga zjarri.

A ka menduar Zoti për këtë?

Papritmas, dijetari qëlloi të riun në fytyrë.
I riu (ndjeu dhembjen) dhe tha: Përse zemërohesh në mua?

Dijetari:
Nuk jam i zemëruar. Goditja ime është përgjigjja e pyetjeve tua.

I riu:
Unë me të vërtet nuk po kuptoj.

Dijetari:
Si ndjehesh tani pasi të godita(qëllova)?

I riu:
Natyrisht se ndjeva dhembje.

Dijetari:
Pra, a beson se dhembja ekziston?

I riu:
Po.

Dijetari:
Më trego formën e dhembjes!

I riu:
Nuk mundem.

Dijetari:
Kjo është përgjigjja ime e parë. Të gjithë ne e ndjejmë ekzistencën e All’llahut mirëpo pa qenë në gjendje për të parë formën(dukjen) e tij… A ke ëndërruar mbrëmë që unë do të godas?

I riu:
Jo.

Dijetari:
A ke menduar ndonjëherë që do të marrësh një goditje sot nga unë?

I riu:
Jo.

Dijetari:
Ky është (Fati) apo Kaderi ( caktimi i Allahut) përgjigjja ime e dytë…dora time me të cilën të godita ty,nga çka është krijuar?

I riu:
Është e krijuar nga mishi.

Dijetari:
Çfarë thua për fytyrën tënde,nga çka eshte krijuar ajo?

I riu:
Mishi.

Dijetari:
Si ndjehesh pas goditjes?

I riu:
Me dhimbje.

Dijetari:
Kjo eshte e tera. Kjo eshte pergjigjja ime e trete, edhe pse shejtani dhe ferri(xhehnemi) jane krijuar nga zjarri, nese All’llahu don, edhe ferri do te behet nje vend me dhimbje per shejtanin.

Zoti thotë:
“Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i vishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm, i lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!”
(Hashr, 23,24)

All’llahu ju ndihmoft qe te korrni suksese.. Amin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: