Monday, November 23, 2020
Home > Uncategorized > Ditë më të mira do të vijnë

Ditë më të mira do të vijnë

Ditë më të mira do të vijnë

Një mbreti, Zoti i kishte dhënë katër djem. Preokupimi më i madh i këtij mbreti, ishte si ti mësojë djemtë e tij të mos gjykojnë nxitimthi. Për këtë, ai i vendosi para një sfide. Ai u kërkoi që secili të shkojë tek pema e kumbullës e cila gjendej shumë larg mbretërisë së tij, mandej të ktheheshin dhe çdo njëri prej tyre të përshkruajë kumbullën që kishte parë. Secili nga djemtë do të mbërrinte tek kumbulla në një stinë të ndryshme të vitit. Kështu, djali i parë mbërriti në stinën e dimrit, i dyti në pranverë, i treti në verë dhe i katërti në vjeshtë. Pasi u kthyen, mbreti i mblodhi dhe u kërkoi që ta përshkruajnë kumbullën ashtu siç e kishin gjetur dhe siç e kishin parë.
Djali i parë që e kishte parë kumbullën në dimër u përgjigj:”E ç’të them, ishte një pemë e shpifur dhe e tharë.”
Djali i dytë, i cili kishte mbërritur tek kumbulla në pranverë tha:”Përkundrazi! Unë e gjeta kumbullën plot sythe lulesh dhe gjethesh, të gatshme për të shpërthyer.”
Djali i tretë që kishte mbërritur në verë, tha:”Unë nuk kam parë as njërën dhe as tjetrën. Në fakt, kumbullën e gjeta plot e përplot me lule, të cilat e mbushnin hapësirën përreth me një aromë marramendëse. Ishte gjëja më e bukur që më kanë parë sytë ndonjëherë.”
I katërti dhe për rrjedhojë dhe më i vogli, pra ai që kishte mbërritur në vjeshtë, u përgjigj:”Kurse unë nuk jam dakord me asnjërin nga parafolësit. Unë e gjeta kumbullën plot me fruta të pjekur dhe të ëmbël. Ato vareshin magjishëm duke i falur pemës një hijeshi të rrallë.”
Pasi mbreti i dëgjoi me durim të katër fëmijët e tij, ndërhyri dhe tha:”Bijtë e mi të dashur! Secili prej jush ka të drejtë për atë që ka parë. Ju të gjithë keni parë të njëjtën pemë, por këtë e keni bërë në stinë të ndryshme. Prandaj, nuk duhet gjykuar një pemë apo një njeri vetëm nga një rast apo qëndrim i caktuar. Vetëm pasi të kemi njohur thelbin dhe zemrën e tjetrit, të kemi njohur dashurinë, harenë, ndjenjat dhe emocionet e tij, mund të japim një gjykim më të saktë për të.
Nëse dikush dorëzohet në dimër, nuk do e arrijë dot pranverën dhe sythet e saj, verën plot me lule dhe kokrrat e pjekura të vjeshtës.
Mos lejo që dhimbjet e njërës stinë të ndikojnë në aftësitë dhe kapacitetet e tua gjatë stinëve të tjera.
Mos e gjyko jetën vetëm nga një moment i vështirë që kalon. Mëso të jesh i qëndrueshëm dhe këmbëngulës, duke i pëshpëritur vetes: Ditë më të mira do të vijnë në të ardhmen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: