Tuesday, November 24, 2020
Home > Uncategorized > Pse Kur’ani e përmend dëgjimin para shikimit? Ja zbulimi fenomenal shkencor!

Pse Kur’ani e përmend dëgjimin para shikimit? Ja zbulimi fenomenal shkencor!

Njeri është i rrethuar nga argumente të pafundme që të dërgojnë tek besimi në Krijuesin e Gjithësisë. Trupi jonë është një ndër argumentet e shumta për shkak se është sinkronizuar në atë mënyrë që rastësia nuk ka vend. Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur;anin famëlartë:

Ju nuk u fshehët, që kundër jush të mos dëshmonin veshët, sytë e lëkura juaj, por ngaqë besonit se Allahu nuk i dinte shumë nga ato që bënit.”(Fussilet, 22)

“Thuaj: “Më thoni: Sikur Allahu t’jua merrte dëgjimin dhe shikimin e t’ua vuloste zemrat, cili zot, përveç Allahut, do t’jua kthente ato?!” Shih si ua shpjegojmë shpalljet Tona, por ata përsëri largohen nga e vërteta.” (En’am, 46).

Pse Kur’ani e përmend dëgjimin para shikimit?

Shqisa e dëgjimit në shumicën e ajeteve përmendet para shqisës së shikimit.

Pra, cilat janë arsyet e mundshme që Kur’ani i jep përparësi dëgjimit në raport me shikimin?

Studimet shkencore kanë dalë në përfundim se dëgjimi tek fetusi zhvillohet para shikimit, madje dëgjimi është shqisa e parë që funksionon tej qenia njerëzore. Veprimi i dëgjimit fillon menjëherë pas lindjes së fëmijës, për dallim nha shikimi, sepse sytë nuk funksionojnë në fazën e parë pas lindjes.

Me fjalë të tjera, Allahu i Madhërishëm na tregon se dëgjimi është ai që vepron i pari. Nëse bëhet një zë shqetësues pranë veshit të foshnjës së posalindur, ajo do të frikësohet she do të fillojë të qajë. Mirëpo nëse e kalojmë dorën para syve të një bebeje, ajo nuk do të ndjejë asnjë frikë. Vushi është superiorë ndaj syrit, për shkak se nuk ndalon së vepruari derisa flemë. Që nga fillimi i jetës, që nga momenti i parë pas lindjes, dëgjimi fillon të funksionojë derisa organet e tjera fillojnë të veprojnë pas shumë ditëve apo edhe viteve. Për të shikuarit, syrit i duhet drita. Nëse është natë ai nuk mund të funksionojë, mirëpo veshi funksionon edhe natën edhe ditën. Këto dhe shumë argumente të tjera dëshmojnë se Kur’ani famëlartë është fjala e krijuesit të Gjithësisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: