Thursday, November 26, 2020
Home > Uncategorized > Nëse i kërkohet diçka me anën e këtij emri, Allahu e jep, e nëse i lutet dikush me të, Ai i përgjigjet

Nëse i kërkohet diçka me anën e këtij emri, Allahu e jep, e nëse i lutet dikush me të, Ai i përgjigjet

Në një hadith të Abdullah Ibn Burejdes (nga babai i tij) transmetohet se Muhammedi (s.a.v.s.) ka dëgjuar një njeri duke thënë: “O Allah, të lutem ma mundëso që të dëshmoj se nuk meriton të adhurohet kush tjetër veç Teje. Ti je i Vetmi, të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat për ndihmë, që nuk ka lindur dhe nuk është i lindur dhe që nuk ka askënd ortak.”

Më pas, Profeti (s.a.v.s.) tha: “Me të vërtetë, ai i është lutur Allahut me emrin e Tij më të madh. Nëse i kërkohet diçka me anën e këtij emri, Allahu e jep, e nëse i lutet dikush me të, Ai i përgjigjet.” [Në “El-Sunen” dhe në sahihun e Ibn Habanit. Transmetojnë Ebu Daudi (1493), Ibn Maxheh (38580), Et-Tirmidhiu (3475) etj.

Sa’d Bin Uekasi transmeton se Muhammedi (s.a.v.s) ka thënë: “Allahu i përgjigjet atij njeriu që i drejtohet me dua’në e bërë nga Dhin-Nuni, kur ishte në barkun e peshkut.” Kjo dua’ është: “Nuk meriton të adhurohet kush tjetër veç Teje! Ti je larg të metave! Vërtet, unë jam prej mëkatarëve.”

[El-Enbija 87; Transmetojnë: Et-Tirmidhiu (3500), El-Hakimiu (505/1), En-Nisaiu(755) , Ahmedi dhe Et-Taberaaniu (124) me zinxhir të mirë transmetimi. ]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: