Monday, November 30, 2020
Home > Uncategorized > Pesë gjërat që nuk i ke ditur

Pesë gjërat që nuk i ke ditur

Pesë ngritin pesë; Modestia ngrit dijetarët, pasuria ngrit (largon) poshtërimin, heshtja ngrit (largon) gabimet, turpi ngrit moralin dhe shakaja ngrit (largon) vështirësitë.

Pesë njihen me pesë; Pema me frutat e saja, gruaja kur burri t’i varfërohet, shoku ne dite te vështira, besimtari ne sprovim dhe bujari ne kohëra krizash.

Pesë mbysin pesë; Shpifja të vërtetën, pasuria të metat, devotshmëria epshin, përmendja lëmoshën dhe nevoja (varfëria) parimet.

Pesë shpijnë në pesë; Shikimi në prostitucion, lakmia në pendim (keqardhja), pajtimi (me atë qe ta jep Allahu) në kënaqësi, udhëtimi i shumtë në njohuri dhe polemika në armiqësi.

Pesë i rrisin pesë; Zjarri nga kashta-byku, dyshimi nga mendimi i keq, vrazhdësia nga mos bamirësia, armiqësia nga mosfalja dhe shkëputja e marrëdhënieve nga mos pyetja (se perse kjo është kështu e kështu).

Pesë sjellin lumturi; Fëmija i ndershëm, gruaja e ndershme, shoku i mirë, besimtari bamirës dhe dijetari i zgjuar!

Pesë zbukurohen me pesë; Shëndeti me jetë te mirë, udhëtimi me shoqëri të mirë, bukuria me moral të mirë, gjumi pa probleme paraprake dhe nata me përmendjen e Allahut!

Pesë gjëra e kanë jetën e shkurtër; Nxënia përmendesh në pleqëri, të folurit me teori te pavërtetuara-supozime, begatitë me mendjemadhësi (dhe mohim të së vërtetës), shoqëria e udhëtimit dhe këshilla nga rastet tragjike.

Pesë sjellin pesë; Istigfari sjell rrizkun, ulja e shikimit sjell virtytin, turpi sjell të mirat, të folurit e butë sjell kërkesën dhe hidhërimi sjell keqardhjen.

Pesë largojnë pesë; Të folurit e butë hidhërimin, istiadheja (eudhu bil-lahi mine’sh shejtani’r rraxhim) largon djallin, maturia largon pishmanllëkun (keqardhjen), përmbajtja nga të folurit largon gabimet dhe duaja largon caktimin e keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: