Monday, November 30, 2020
Home > Uncategorized > PO NUK DITE TË FLASËSH, DËGJO

PO NUK DITE TË FLASËSH, DËGJO

Njeriu ose jep ose merr. Dije dhe urtësi, natyrisht. Të gjithë nuk e kanë, por të gjithë kanë nevojë për të.Me rëndësi është që të mos jesh i treti por njëri prej dyve: Fol mirë ose hesht!

Heshtja, në çdo rast duhet të jetë produktive. Heshtja duhet të jetë dëgjim, vëmendje, mundësi për të përfituar.

Po nuk dite të flasësh, kërkoji ata që dinë. Dëgjoji kur flasin edhe nëse të duket se flasin për gjëra të njohura për ty. Ndoshta atë më të mirën nuk e ke dëgjuar ende. Atë që mund të të duhet, që mund të ta ofrojë përgjigjen e cila të mundon që moti.

Fundja, të dëgjosh mund të jetë më lehtë se sa të flasësh. Edhe përgjegjësi ka më pak.

Nga Hoxhë Ekrem Avdiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: