Tuesday, November 24, 2020
Home > Uncategorized > Dy shokë u ndanë dhe ndoqën rrugët e ndryshme! I pari u përmend në Kur’an ndërsa i dyti

Dy shokë u ndanë dhe ndoqën rrugët e ndryshme! I pari u përmend në Kur’an ndërsa i dyti

Dikur, kanë që dy shokë të cilët të dy jetonin në të njëjtën vend, luanin me lojra, qeshnin më njëri-tjetrin, pra me pak fjalë e njhnin njëri-tjetrin shumë mirë. Së bashku me ditët, javët dhe muajt kaloi edhe mosha e tyre. Në një moshë të caktuar rrugët e tyre u ndanë dhe ata morën drejtime të ndryshme. Një prej shokëve u bë një njëri i rëndësishëm saqe emri i tij është përmendur dhe në Kur’anin famëlartë. Kurse për sa i përket shokut të ngushtë e vetmja gjë që ndryshoi tek ai ishte, mosha, paraqitja dhe vitet sepse si njeri ai nuk bëri progres në jetën e tij. Ishte po ai që gjatë gjithë kësaj kohe ai s’bënte gjë tjetër përvec se përgojonte, merrej me të tjerët, dhe në asnjë moment nuk mendoi për gabimet dhe plotësimin e vetes së tij. Ai kurrë nuk u mor dhe të pyeste veten e tij se ku gabonte dhe si t’i përmirësonte gabimet e tij. Jetesa dhe niveli i tij u ngushtua shumë saqë ai mori përsipër një udhëtim. Në udhëtim e sipër, ai ndaloi diku dhe pa një tubim të madh njërëzish të cilët të gjithë së bashku me sy veshë ishin fokusuar duke dëgjuar me rëndësi të madhe një person. Ai fliste bukur, pastër drejtë, dhe ëmbëlsia e ligjëratave të tij ishte se ai po fliste për madhështinë e Krijuesit të Gjithësisë. Udhëtari e pa këtë turme të madhe njerzish, dhe dëgjoi me vemëndje dikë që po ligjëronte por zeri i tij u duk i njohur. Kishte kaluar një kohë e madhe dhe nuk po i kujtohej se ku e kishte dëgjuar këtë zë. Nga habia e madhe dhe kuriziteti që kishte u afrua, dhe ajo që pa e befasoi shumë. Nuk po i besonte syve. Njeriu që po ligjëronte ishte shoku i tij që kishte kaluar kohën kur ishin të vegjël. Tani më shumë ju shtua habia dhe kureshtja sesi ishte e mundur që shoku i tij, të kishte këtë famë saqë qindra njerëz ishin mbledhur dhe e dëgjonin me një dashuri shumë të madhe. Mes të tjerave në mendjen e tij ai po mendonte sesi ai kishte ngelur në vend numuro saqë nuk kishte bërë asnjë gjë të dobishme në jetën e tij. Teksa mendonte ndihej keq sesi kishte lejuar që koha e tij e vlefshme, e pa kthyer mbrapsht kishte ikur kot. Këto dhe shume mendime të tjera e torturonin saqë vendosi me veten e tij të presë mbarimin e ligjeratës dhe ta pyese nga afër shokun e tij se pse ai ishte i sukesshëm dhe ky doli i dështuar. Priti 2 ore me durim dhe sakrificë dhe më në fund e takoi shokun e tij. Ju afrua afër dhe i tha:• Ju kujtohem?!

Njeriu i cili po ligjeronte e pa dhe i tha:

• Po! Ti ke qënë shoku im, i fëmijërisë. Dhe patën një përshendetje të ngrohte.

Njeriu i cili kishte dështuar i tha shokut të tij:

• Si ka mundësi që ti je kaq i suksesshëm dhe unë, jam i njëjti, nuk kam ndryshuar?

Ai me qetësi i tha:

• Gjatë gjithë jetës sime nuk kam pasur asnjëherë kohë të merrem me jetën e të tjerëve sepse koha e shkurtër më mjaftonte të merresha me veten time. Gjithmonë jam marë me të metat e vetes sime, çdo ditë punoja të isha një njeri i rregullt, i sjellshëm dhe një njeri besimtar. Punova shumë duke përmirësuar veten dhe nuk lejova asnjëhere veten time të merresha me jetën e dikujt tjetri.

Shoku i dytë e pa dhe i tha:

• Kjo qënka një nga arsyet kryesore të suksesit tënd. Sepse unë gjatë gjithë jetës nuk kam ecur përpara sepse gjithmone merresha me jetën e të tjerëve, përgojoja ata, diskutoja dështimet dhe sukseset e të tjerëve dhe këto humbje të mëdha të kohës më bënë të harroj veten time, më bënë të harroj se kam shumë të meta saqë ato kërkojnë përmirësim.

Vëllezër dhe motra, rrugët janë të ndryshme por ne duhet të bëjmë zgjedhjen e jetës sonë. Nuk duhet të merremi me thashetheme, përgojime dhe të harojmë vetën tonë. Çdo njeri ka të meta dhe kohën që Zoti i Gjithësisë i ka dhuruar duhet të shfrytëzojë në dobi të veprave të mira si dhe në përmirësimin e vetes së tij, duke larguar veset dhe duke u persosur si njeri. Njeriu i suksesshëm ishte Llukmani, të cilën e përmend Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh Allahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon në të vërtetë, Allahu nuk ka nevojë sepse Ai vetë është i lavdishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: