Tuesday, November 24, 2020
Home > Uncategorized > Këshillë Për Të Martuarit Edhe Ata Që Duan Të Martohen

Këshillë Për Të Martuarit Edhe Ata Që Duan Të Martohen

Këshillë për të martuarit, po edhe për ata që dëshirojnë të martohen !.. U martua një i ri, pas disa dite shkoi ta vizitoi babai në shtëpinë e tij për t’ia bërë për hajr martesën, kur (babai) u ulë, birit të tij ia kërkoj një fletë, një laps dhe një fshirëse (gumë),
I riu i tha: për çfarë i kërkon o baba?
Babai i tha: m’i sill pastaj të tregojë,
I riu: ia solli fletën e bardh, lapsin porse fshirëse (gumë) nuk kishte,
Babai i tha: shko në librari dhe blejë një fshirëse (gumë), edhe pse ishte kërkesë e çuditshme i riu shkoi e bleu dhe e solli fshirësen(gumën) dhe u ulë pran babait të tij,
Babai i tha: shkruaj,
I riu: çfarë të shkruaj,
Babai: shkruaj çfarë të duash,
I riu:shkroi një fjali,
Babai: fshije (pastroje) , e fshiu i ri,
Babai: shkruaj,
I riu: për Allahun çfarë të shkruaj?
Babai: shkruaj çfarë të duash,
I riu: shkroi,
Babai: fshije (pastroje),
I riu: e fshiu (pastroi),
Babai: shkruaj,
I riu: për hire të Allahut më thuaj o babai ku është qëllimi nga kjo?
Babai: shkruaj,
I riu: shkroi,
Babai: fshije (pastroje),
I riu: e fshiu (pastroi),
Pastaj babai e shikoi të riun (birin e tij) dhe i tha: fleta a është ende e bardh?
I riu: po, mirëpo çfarë do thuash me këtë?
Babai: ia rrahu krahët e pastaj i tha: o biri im martesa do fshirëse(gumë), nëse në udhëtimin tënde martesorë nuk ke fshirëse (gumë) apo gruaja jote nuk ka fshirëse (gumë) me vete, libri i juaj martesorë shumë shpejt do mbushet me situata shumë të errëta.
Shembull shumë i qëlluar,
Në jetën tënden të përditshme mbaje fshirësen (gomën) me vete, ngase ke nevojë shumë për të fshirë dhe harruar të këqijat që i bëjnë të tjerët ndaj teje, mos u ndaj kurrë nga shoku që përdorë fshirësen (gomën) ndaj teje….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: